Mbërrijnë në Shqipëri edhe mbi 12 mijë doza të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë në Shqipëri edhe mbi 12 mijë doza të vaksinës Pfizer

Aktuale May 17, 2021 - 22:04

Në vendin Shqipëri kanë mbërritur edhe 12.870 doza të tjera të vaksinave anti-Covid Pfizer. Lajmin e mbërritjes së vaksinave mbrëmjen e së hënës në aeroportin “Nënë Tereza” e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama.

Me këtë dozë, sasia e vaksinave që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani ka shkuar mbi 773 mijë.

“Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Nga 12.870 vaksina që mbërritën sonte, 8,190 janë nga kontrata me Pfizer dhe 4.680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian.  /tvklan