Ndërtesa e Qeverisë “vishet”  me ngjyrat e ylberit

Ndërtesa e Qeverisë “vishet” me ngjyrat e ylberit

Aktuale May 17, 2021 - 22:35

Kryeministri i vendit Albin Kurti njofton se në shënimin e 17 majit, ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë, ndërtesa e Qeverisë u ndriqua me ngjyra ylberi në shenjë solidarizimi me këto komunitete.

Kurti kërkon që qytetarët të ngrihen kundër të gjitha llojeve të paragjykimeve, jo vetëm sot, por çdo ditë.

"Për IDAHOT, në shenjë solidariteti, ndërtesa e qeverisë sonë u ndez me ngjyra të ylberit. Diskriminimi na largon dhe na ndan ne. Ne mund të dallojmë për sa i përket orientimeve dhe besimeve tona, por të gjithë jemi të barabartë. Le të ngrihemi kundër të gjitha llojeve të paragjykimeve, jo vetëm sot, por çdo ditë", shkruan kryeministri Kurti në  Twitter. /Zëri

Image