Mbi 88 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën anti-COVID
Foto: Laura Hasani / ilustrim

Mbi 88 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën anti-COVID

Aktuale June 09, 2021 - 13:15

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit anti-COVID në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Koordinatori i kësaj Qendre, Niman Bardhi, deklaroi se mbi 800 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, derisa deri tani në nivel vendi janë vaksinuar mbi 88 mijë qytetarë.

“Deri tani kemi të vaksinuar mbi 800 persona me dozën e dytë të vaksinës, ndërsa në nivel vendi deri më tani janë të vaksinuar gjithsej 88 mijë e 400 vaksina. Fluksi është më i madh i qytetarëve dhe është duke shkuar mirë, sepse ka qenë termini i ndarë dhe data për vaksinim. Për ne është me rëndësi që kemi doza dhe janë duke u aplikuar”, deklaroi Bardhi. /Zëri