MSH-ja thotë se personat që nuk kanë me vete dokumentet, nuk do të vaksinohen
Foto: Laura Hasani

MSH-ja thotë se personat që nuk kanë me vete dokumentet, nuk do të vaksinohen

Aktuale June 18, 2021 - 19:10

Nga kjo javë në vend ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19.

Përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë u kanë bërë thirrje sërish qytetarëve që në qendrat e vaksinimit të paraqiten vetëm pasi të kenë marrë thirrjen apo njoftimin për vaksinim, sipas termineve të përcaktuara përmes platformës Kosova.

Po ashtu, MSH-ja vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në komunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

“Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid; Të sëmurët kronikë - përmes dëshmive shëndetësore; Forcat e sigurisë - përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë së Kosovës); Personeli shëndetësor dhe mësimdhënësit-përmes kartës (ID) të punës ose dokumenti tjetër që konfirmon se punojnë në kata dy sektorë”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj ministrie, nuk do të vaksinohen ata të cilët nuk i paraqesin këto dokumente në qendrat e vaksinimit.

“MSH u bën thirrje sërish qytetarëve që të shfrytëzojnë platformën eKosova për të aplikuar për marrje të vaksinës kundër COVID-19 dhe të ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me vaksinimin si proces”, është bërë e ditur nga MSH-ja./Zëri