Thellimi i bashkëpunimit Kosovë – Turqi ishte temë diskutimi mes Osmanit e Erdoganit
Foto: Vjosa Osmani/ Facebook

Thellimi i bashkëpunimit Kosovë – Turqi ishte temë diskutimi mes Osmanit e Erdoganit

Aktuale June 18, 2021 - 21:10

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Antalya është takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan .

Kreret e të dyja shteteve kanë diskutuar për raportet e mira mes tyre dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha.

“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha”, ka shkruar Osmani në një postim në Faceebook.

Ajo tha se e ka falenderuar Erdoganin për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum./Zëri