Vasfije Krasniqi: Të gjithë së bashku mund të avokojmë për fundin e dhunës

Vasfije Krasniqi: Të gjithë së bashku mund të avokojmë për fundin e dhunës

Aktuale June 18, 2021 - 21:50

Këtë të shtunë shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Luftë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Vasfije Krasniqi-Goodman, shpreson që ndryshimi i vërtetë në këtë aspekt të ndodhë.

Ajo thotë se secili nga ne ka aftësinë që të avokojë për fundin e dhunës.

“Secili prej nesh nëpër botë kemi aftësinë të mblidhemi dhe të avokojmë për fundin e dhunës në mjediset lokale dhe jo-lokale për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Krasniqi-Goodman në Twitter.

Më 19 qershor 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 19 qershorin, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Luftë. /Zëri