Osmani fton Erdoganin për vizitë në Kosovë

Osmani fton Erdoganin për vizitë në Kosovë

Aktuale June 18, 2021 - 22:29

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Antalya është takuar me homologun e saj turk Recep Tayyip Erdogan.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka treguar se me Erdoganin kanë biseduar rreth bashkëpunimit të ardhshëm mes Kosovës dhe Turqisë.

“Një diskutim thelbësor sot për bashkëpunimin e ardhshëm me Turqinë në diplomaci, tregëti, mbrojtje, kulturë dhe fusha të tjera të përbashkëta të interest”, ka shkruar ajo.

Po ashtu, ajo thotë se e ka ftuar presidentin turk për vizitë në Kosovë.

“E falenderova presidentin Erdogan për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe i bëra ftesë zyrtare për vitizit në Kosovë”, tha Osmani./Zëri