MPJ-ja uron Guterresin për rizgjedhje, thotë se OKB-ja ndihmoi Kosovën të këndellet nga gjenocidi serb

MPJ-ja uron Guterresin për rizgjedhje, thotë se OKB-ja ndihmoi Kosovën të këndellet nga gjenocidi serb

Aktuale June 18, 2021 - 23:00

Ministria e Jashtme e Kosovës ka uruar Antonio Guterresin në rizgjedhjen e tij në krye të OKB-së edhe për një mandat.

Në urimin e publikuar në Tëitter, MPJ-ja ka thënë se OKB-ja ka luajtur rol të rëndësishëm për ta ndihmuar Kosovën të rikuperohet nga agresioni dhe gjenocidi serb, raporton Zeri.info.

"Kosova ngrohtësisht uron Antonio Guterresin për rizgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së. OKB-ja ka luajtur rol të rëndësishëm për ta ndihmuar Kosovën të rikuperohet nga agresioni dhe gjenocidi serb", ka thënë MPJ-ja në një postim në Tëitter.

Në fund, Ministria e Jashtme ka thënë se Kosova pret me padurim të bëhet anëtare e familjes së OKB-së në të ardhmen.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka emëruar të premten Antonio Guterresin për një mandat të dytë si Sekretar të Përgjithshëm, duke ia mundësuar atij që për pesë vjetët e ardhshëm të drejtojë organizatën me 193 anëtarë.

Sipas Kartës së OKB-së, Asambleja e Përgjithshme emëron Sekretarin e Përgjithshëm me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.

Mandati i ri i diplomatit portugez 72-vjeçar, do të nisë më 1 janar të vitit 2022. /Zëri