OIK kërkon nga MSH-ja të shqyrtojë vendimin për largimin e mbi 300 infermierëve

OIK kërkon nga MSH-ja të shqyrtojë vendimin për largimin e mbi 300 infermierëve

Aktuale June 18, 2021 - 23:34

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shqyrtojë vendimin për ndërprerjen e kontratës për mbi 300 infermierë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë që ishin punësuar me ndihmën e Bankës Botërore.

OIK thotë se zvogëlimi i numrit të infermierëve të punësuar në këto institucione paraqet lajm të keq.

“Atyre nuk iu është vazhduar kontrata që e kishin valide deri më 21 qershor 2021, mirëpo sakrifica që kanë bërë këta infermierë gjatë kohës së pandemisë duhet të vlerësohet dhe atyre t’iu jepet një mundësi për të vazhduar angazhimet. OIK ka bërë kërkesa të vazhdueshme për shtimin e numrit të infermierëve në institucionet shëndetësore dhe zvogëlimi i numrit të infermierëve të punësuar në këto institucione paraqet lajm të keq”, thuhet në reagimin e OIK-ut. /Zëri