179 raste aktive me COVID-19 në vend

179 raste aktive me COVID-19 në vend

Aktuale June 19, 2021 - 07:59

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 9 raste pozitive me COVID-19 nga gjithsej 1694 mostra të testuara.

Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit të raportuara janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186.

Në total numri i rasteve aktive është 179.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës. /Zëri