Vela: Familja e Osmanit u ftua nga shteti turk, nuk shpenzoi para të buxhetit të Kosovës

Vela: Familja e Osmanit u ftua nga shteti turk, nuk shpenzoi para të buxhetit të Kosovës

Aktuale June 19, 2021 - 08:25

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, sqaroi arsyen e udhëtimit të familjarëve të presidentes për në Turqi, duke thënë se nga kjo nuk është dëmtuar buxheti i Kosovës.

“Është një praktikë e mirënjohur ndërkombëtare që në ngjarje të tilla të karakterit ndërkombëtar ka pasur ftesë për presidenten dhe familjen e saj që të merr pjesë në ngjarjet e caktuara”.

“Pjesëmarrja e presidentes dhe e familjes së saj nuk ka shkaktuar asnjë shpenzim për buxhetin e Kosovës, meqë është mbuluar nga shteti turk. Ndërsa udhëtimi është mbuluar nga buxheti privat i presidentes”.

“Organizatori, pra në këtë rast shteti turk, ka përgatitur agjende të veçantë për bashkëshortët e liderëve pjesëmarrës”.

Presidentja, Vjosa Osmani, sot ishte pjesëmarrëse në forumin e diplomacisë në Antalya./klankosova