Sot Greqia hap kufijtë me Shqipërinë, lejohen udhëtarët për qëllime familjare dhe turistike
Foto: LSA

Sot Greqia hap kufijtë me Shqipërinë, lejohen udhëtarët për qëllime familjare dhe turistike

Aktuale June 19, 2021 - 09:11

Nga sot, Greqia hap kufijtë me Shqipërinë dhe në qarkore theksohet se do të lejohen që të kalojnë kufirin të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllime familjare dhe turistike.

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

Formularin e Lokalizimit të Pasagjerëve (i detyrueshëm për të gjithë, nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

Certifikatë vaksinimi, test PCR ose Rapid.

Ose certifikatë e diagnozës pozitive (e vlefshme për 2 deri në 9 muaj)

Fëmijët mbi 12-vjeç do të kenë të njëjtat kritere si të rriturit.

Ndërkohë deri në 28 qershor mbeten në fuqi kuotat e kalimit në pikat kufitare:

1500 persona në ditë në Kakavijë.

250 persona në ditë në Qafë-Botë.

400 persona në ditë në Kapshticë./euronews.al