26 pacientë të konfirmuar me COVID-19 në SHSKUK
Foto: Laura Hasani

26 pacientë të konfirmuar me COVID-19 në SHSKUK

Aktuale June 19, 2021 - 10:22

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 71 pacientë.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së thuhet se 26 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19.

Ndërkaq, 57 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe tre në gjendje të rëndë shëndetësore./Zëri

Raporti i plotë:

Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 46 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 12 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë

14 të konfirmuar pozitivë

11 me oksigjeno-terapi

2 në gjendje të rënduar shëndetësore

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 0 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë