Nagavci: Të gjithë punëtorët arsimor duhet të jenë të vaksinuar deri në shtator

Nagavci: Të gjithë punëtorët arsimor duhet të jenë të vaksinuar deri në shtator

Aktuale July 23, 2021 - 19:28

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se viti shkollor 2021/22 po planifikohet të fillojë me pjesëmarrje të plotë fizike, andaj sipas saj stafi arsimor duhet të jenë të përgatitur dhe të vaksinuar.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka shkruar se deri në shtator të gjithë punëtorët arsimor duhet të jenë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.

“Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimor të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19. Fatmirësisht ka mjaftueshëm vaksina të cilat janë të aprovuara dhe të sigurta. Vaksinimi është një nga parakushtet për kujdesin ndaj vetes dhe shëndetit publik si dhe krijimin e kushteve për mësim me prezencë fizike andaj dhe punëtorët arsimor duhet të jenë shembull në këtë drejtim”, tha ajo.

Nagavci u ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Ju bëj thirrje të gjithë juve që akoma nuk jeni vaksionuar, që pa humbur kohë të caktoni terminet për vaksinim në mënyrë që ta mbroni shëndetin tuaj dhe të të tjerëve, por edhe që të jemi të gatshëm për një fillim sa më të mbarë të vitit shkollor”, ka thënë Nagavci. /Zëri