Serbia i shpërblen me nga 85 euro tetë foshnjat që u lindën dje në Pasjan të Gjilanit

Serbia i shpërblen me nga 85 euro tetë foshnjat që u lindën dje në Pasjan të Gjilanit

Aktuale August 03, 2021 - 11:31

Në Qendrën Shëndetësore në Pasjan të Gjilanit dje janë regjistruar tetë lindje.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se tetë foshnjat e porsalindura do të shpërblehen me nga 85 euro nga Qeveria serbe, transmeton Zeri.info.

Sipas tij, në këtë maternitet, ku merr shërbime shëndetësore komuniteti serb, janë lindur 99 foshnja që nga fillimi i vitit 2021.

Ai ka falënderuar edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili, siç thotë ai, në vitin 2015 kishte investuar në renovimin e maternitetit në Pasjan, e ku, sipas Petkoviqit, çdo vit po shtohen lindjet e foshnjave. /Zëri