Rriten ndjeshëm infektimet me COVID-19 në Shqipëri

Rriten ndjeshëm infektimet me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale August 05, 2021 - 17:37

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3601 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 132 qytetarë.

Në Shqipëri aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID-19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërsa janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë.