Vlora Çitaku nënkryetare e PDK-së, kjo është kryesia e re e partisë

Vlora Çitaku nënkryetare e PDK-së, kjo është kryesia e re e partisë

Aktuale August 05, 2021 - 18:59

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot kryesinë e saj të re.

Në mesin e katër nënkryetarëve të sapozgjedhur është edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, raporton Zeri.info.

Përveç Çitakut, në pozitën e nënkryetarëve janë zgjedhur Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

Në kryesi të re ka emra të njohur të PDK-së, por nuk mungojnë as risit.

Anëtarë e kryesisë janë : Bernard Nikaj, Donika Shahini-Lami, Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj dhe Donjet Bislimi. /Zëri