Vdes mitrovicasi që e mundi Serbinë në Gjykatën e Strasburgut dhe i mori pensionet

Vdes mitrovicasi që e mundi Serbinë në Gjykatën e Strasburgut dhe i mori pensionet

Aktuale September 13, 2021 - 10:40

Të rrallë kanë qenë qytetarët, të cilët nuk janë dorëzuar dhe kanë tentuar të marrin atë që u ka takuar ndër vite.

I tillë ka qenë Shaban Kelmendi, mitrovicasi që pas shumë përpjekjesh pati arritur t’i merrte mjetet financiare të pensionit, të cilat Serbia ia kishte borxh.

Madje, kjo çështje u pati ngritur në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që shihet si Gjykata e Strasburgut.

Në vitin 2016 procesi kishte përfunduar dhe Kelmendi kishte fituar çështjen, atëbotë si 81-vjeçar. /Zëri