Pesë të vdekur dhe 995 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Pesë të vdekur dhe 995 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale September 14, 2021 - 17:34

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 5613 testime, nga të cilat 995 qytetarë janë pozitivë me COVID-19.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur në 24 orët e fundit se pesë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Ndërkaq, 1010 persona janë shëruar nga COVID-19. /Zëri