Gërvalla ngushëllon familjarët e Bojës

Gërvalla ngushëllon familjarët e Bojës

Aktuale September 14, 2021 - 21:45

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Boja, me rastin e ndarjes nga jeta të Rexhep Bojës, ish-myftiut të Bashkësisë Islame si dhe ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite.

Gërvalla ka thënë se Boja është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për gjithë popullin e Kosovës, të cilët kanë përfituar nga solidariteti, urtësia dhe paqja që Boja ka kultivuar ndër vite.

“Z. Boja do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij tejet të vlefshëm në diplomacinë kosovare, në Bashkësinë Islame e në botën akademike. Një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë për çështjen kombëtare, në veçanti gjatë viteve të 90-ta dhe në forcimin e mëtejmë të tolerancës ndërfetare në Kosovë. Z. Boja ishte modeli i klerikut atdhetar, i cili tërë jetën ua kushtoi këtyre dy idealeve madhore. Posaçërisht kolegët nga MPJD-ja do ta kujtojnë gjithmonë me respekt për bashkëpunimin, profesionalizmin e lartë dhe angazhimin e madh në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit”, thuhet në telegramin e Gërvallës. /Zëri