SHSKUK: Bie numri i të spitalizuarve me COVID-19

SHSKUK: Bie numri i të spitalizuarve me COVID-19

Aktuale September 15, 2021 - 12:40

Është shënuar sërish rënie e numrit të të spitalizuarve me COVID-19 në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raporti të sotëm, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore.

659 prej tyre janë në oksigjeoterapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor. /Zëri

Raporti i plotë:

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 92 pacientë

Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 60 pacientë

Klinika Infektive III (Interno), 44 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 29 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 paciente

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 105 pacientë

Spitali i Gjakovës, 59 pacientë

Spitali i Pejës, 132 pacientë

Spitali i Gjilanit, 65 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 14 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 39 pacientë

Spitali i Ferizajt, 51 pacientë.