QKUK-ja sqarohet për rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Drenasi

QKUK-ja sqarohet për rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Drenasi

Aktuale September 16, 2021 - 15:09

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës ka reaguar pas raportimit të vdekjes së 23-vjeçares nga Drenasi, për të cilën familjarët thanë se ka vdekur 48 orë pasi ka marrë vaksinën anti-COVID.

Klinika Emergjente e QKUK-së ka thënë se pacientja ka ardhur më 15 shtator me autoambulancë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, ndërsa pavarësisht përpjekjeve ajo ka vdekur një orë më pas në Emergjencë, transmeton Zeri.info.

LEXO EDHE: Vdes 23-vjeçarja në Drenas, familjarët thonë se ia shkaktoi vaksina anti-COVID

Sipas QKUK-së, diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemorragjia intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik.

Po ashtu bëhet e ditur se familjarët kanë refuzuar abduksionin. /Zëri

Sqarimi i plotë nga QKUK-ja:

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me lajmet e publikuara për vdekjen e Z. I (1998), nga fshati Zabel i Drenasit, sqaron se, pacientja vjen në Klinikën Emergjente në QKUK në orën 16:30, të datës 15 shtator 2021, me autoambulancë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, për shkak të humbjes së vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar.

Menjeherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka ndërmarrë masat reanimatore, pacientes i bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat tjera mjekësore.

Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente, pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45.

Diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemorragjia intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik.

Familjarët kanë refuzuar abduksionin.