Ish-zëvendëskryeministrja: Ne i bëmë gati marrëveshjet me Maqedoninë, të tjerët i nënshkruan

Ish-zëvendëskryeministrja: Ne i bëmë gati marrëveshjet me Maqedoninë, të tjerët i nënshkruan

Aktuale September 16, 2021 - 17:20

Ish-zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimi, ka thënë se ish-qeveria i ka bërë gati marrëveshjes që sot u nënshkruan mes kryeministrit Albin Kurti dhe homologut të tij maqedonas, Zoran Zaev.

Balaj-Halimi ka thënë se në atë kohë ishin bërë gati rreth 20 draft-marrëveshje, ndërsa sot u nënshkruan vetëm 11 prej tyre.

Ajo ka uruar zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin për punën që ka bërë rreth këtyre marrëveshjeve.

“Ne i bëmë gati, të tjerët i nënshkruan. Por, ne kishim rreth 20 draft-marrëveshje, jo vetëm 11 (kishte kërkesa edhe për më shumë). Sido që të jetë, uroj të jenë në të mirë të qytetarëve e vendeve tona! Të lumtë për punën zv Kryeministër Artan Grubi”, ka shkruar Balaj-Halimi.

Sot dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut, kanë mbajtur mbledhjen e përbashkët në Shkup, ku edhe janë nënshkruar 11 marrëveshje mes dy vendeve. /Zëri