Mantelbardhët sot protestojnë për rritje page dhe shtesa financiare

Mantelbardhët sot protestojnë për rritje page dhe shtesa financiare

Aktuale September 17, 2021 - 08:54

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e Kosovës sot do të protestojë para institucioneve kryesore të vendit.

Për të kërkuar vazhdimin e dialogut social dhe nxjerrjen e udhëzimit administrativ për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, ata do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë nga ora 11:00 deri në 11:30.

Më pas, mantelbardhët do ta zhvendosin protestën para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës së Republikës së Kosovës nga ora 13:00, ku do të kërkojnë Ligjin për Paga, që ua rrit pagat kësaj shtrese dhe kërkesa tjetër është ajo për shtesat mbi pagë duke u bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Në këtë protestë do të jenë vetëm anëtarët e Kryesisë së FSSHK-së, për shkak të kushteve të krijuara nga COVID-19. /Zëri