Serbët e veriut bllokojnë kalimin kufitar në Jarinje, policia u kërkon lirimin e rrugës
Foto: Kosovo-online

Serbët e veriut bllokojnë kalimin kufitar në Jarinje, policia u kërkon lirimin e rrugës

Aktuale September 20, 2021 - 09:12

Serbët nga veriu i Kosovës janë mbledhur sot në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë duke bllokuar rrugën në të dyja anët.

Një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur u mblodhën për shkak të rritjes së pranisë së njësive speciale të Policisë së Kosovës për të zbaturiar reciprocitetin për targat e automjeteve, raporton Zeri.info.

Portali në gjuhën serbe Kosovo-online.com, raporton se qytetarët kanë ndaluar trafikun në të dy koristë dhe njësitë speciale po u kërkonë atyre të shpërndahen.

Biseda e policisë së njësisë speciale me protestuesit:

Policia: Ose vazhdoni lironi rrugën ose vazhdoni mbrapa.

Protestuesit: Ne kemi drejt proteste.

Policia: Protestën askush nuk ja ndalon por rruga duhet të lirohet. Besoj që jeni të qartë, ose lironi rrugën ose kthehuni mbrapa, mos merrni shumë kohë vendosni se rruga duhet të lirohet.

Pas kësaj bisede, protestuesit kanë kërkuar kohë që të merret nëj vendim për lirimin e rrugës, transmeton Zeri.info.

Më poshtë pamjet: