Bislimi-Krasniqit: Më i vlefshëm një korrier i kryeministrit Kurti sesa një kryetar i PDK-së
Arkivat e UÇK-së kanë përplasur në Kuvend sërish pozitë dhe opozitë.
Zëvendëkryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka reaguar ndaj deputetëve të opozitës duke i akuzuar se me dezinformata për hapjen e arkivave të UÇK-së kanë nxitur kërcënime në adresë të tij si i pari i delegacionit me Serbinë.
Pasi i lexoi një lajm reagim të Memli Krasniqit ndaj Besnik Bislimit, ky i fundit iu drejtua Krasniqit "si nuk po ju vjen marre, kur ju po merreni me mu".
“Më i vlefshëm një korrier i kryeministrit Kurti sesa një kryetar i PDK-së”, tha Bislimim raporton Zeri.info
qenë i menjëhershëm reagimi i të parit të PDK-së, Memli Krasniqi i cili i tha Bislimit se llogoja e UÇK-së e postuar në faqen e tij (Krasniqit) nuk ka të bëjë me të.
“Nuk ka pasur të bëjë asgjë me ty dhe asnjë prej juve. E nëse këtë e ke marrë reagim ndaj teje s\mund të të ndihmojë unë”, tha Krasniqi
Në një postim të tij ditë më parë Krasniqi ka postuar një foto me logo të UÇK-së me mbishkrimin “E shenjtë, e pastër, e përhershme, e paprekshme!”.\Zëri