Ushtria serbe i afrohet kufirit me Kosovën pas vendosjes së policisë në veri

Ushtria serbe i afrohet kufirit me Kosovën pas vendosjes së policisë në veri

Aktuale September 21, 2021 - 00:57

Forcat ushtarake të Serbisë janë afruar me vijën kufitare me Kosovën.

Kështu sapo ka raportuar gazetari i The Economist, Tim Judah, i cili zhvillimet e së hënës i ka quajtur si “thyerje duarsh” në mes të Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurtit, transmeton Klankosova.tv.

“Ushtria serbe raportohet se është afruar tek kufiri me Kosovën pas vendosjes së Policisë së Kosovës në pjesën veriore. Krejt kjo pasi që Qeveria e Kosovës ka vendosur rregulla të njëjta lidhur me licencat e veturave, sikurse që bën Serbia me ato nga Kosova”, ka shkruar Judah në Twitter.

“Thyerje duarsh Vuçiq – Kurti, e cila mund të jetë e rrezikshme”.

Paraprakisht Judah ka shpërndarë një video në të cilën shihen automjete ushtarake të cilat thuhet se janë parë në afërsi të Novi Pazarit.