Shqipëria, 60% të grurit e importon nga Rusia

Shqipëria, 60% të grurit e importon nga Rusia

Aktuale September 24, 2021 - 21:49

I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, profesor Abdyl Sinani u shpreh se në botë është rritur çmimi i grurit dhe kështu u rrit edhe çmimi i bukës.

Sinani: Në botë është rritur çmimi i grurit dhe kështu u rrit edhe çmimi i bukës. Ka pasur një thatësirë apo përmbytje në vendet që janë prodhueset më të mëdha në botë. Por rezervat botërore nuk u prekët. Nga ana tjetër çmimet janë rritur në gjithë botës.

Ne furnizohemi në 60% nga Rusia që e ka ulur shitjen dhe ka rritur çmimin. Rusia ka një grurë me cilësi shumë të mirë, krahasuar me të tjerët. Buka dhe mielli janë rritur me 13%. Nuk është se kanë rënë dakord prodhuesit për rritjen e çmimit.