Reagon Presidenca e Kosovës për tre helikopterët serbë afër Jarinjës

Reagon Presidenca e Kosovës për tre helikopterët serbë afër Jarinjës

Aktuale September 24, 2021 - 22:30

Serbia sot ka provokuar situatën në veri të Kosovës duke lëshuar në fluturim tre helikopterë sulmues afër Jarinjës.

Për këtë kanë reaguar nga Presidenca e Kosovës.

Shefi i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po i rrit tensionet në kufi duke grumbulluar njësi policoro-ushtarake.

Sipas tij, regjimi i Vuçiqit po kthehet në një politikë të llojit të Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj.

“Serbia vazhdon të rrisë tensionet rreth kufirit me Kosovën duke grumbulluar njësi policore-ushtarake. Regjimi hegjemonik i Vuçiqit po kthehet në politikën e Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj. Përsëri, ata do të dështojnë”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter. / Zëri