Bërnabiqi në delir pasi Guterres i paska thënë se për OKB-në Kosova nuk është shtet
Foto Twitter: Ana Bërnabiq

Bërnabiqi në delir pasi Guterres i paska thënë se për OKB-në Kosova nuk është shtet

Aktuale September 24, 2021 - 23:11

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, po qendron në New York, në kuadër të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë qëndrimit të saj në New York, Bërnabiqi tha se u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili ia ka thënë asaj se "për OKB-në, Kosova nuk është shtet".

"Është gjithmonë nder të flasësh me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, dhe sot ishte e veçantë. Takimi filloi me fjalët se Kosova nuk është shtet për OKB-në, dhe unë e falënderoj atë përzemërsisht për atë qëndrim në emër të Republikës së Serbisë", shkroi Bërnabiqi në Twitter. /Zëri