Kurti pas bisedës me Borrellin e Stoltenbergun: Dialogu është zgjidhja e vetme

Kurti pas bisedës me Borrellin e Stoltenbergun: Dialogu është zgjidhja e vetme

Aktuale September 26, 2021 - 23:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Kurti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje për de-përshkallëzimin e situatës në veri është dialogu.

“Në bisedat telefonike sot me Borrellin dhe Stoltenbergun ne diskutuam sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë dhe nevojën për de-përshkallëzim në veri të Kosovës. Dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar ai.

Theksojmë se e diela ishte dita e shtatë që kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për reciprocitet në targa me Serbinë, duke i nxjerrë targat e përkohshme për të gjithë ato automjete që futen me targa serbe në Kosovë. 

Tash shtatë ditë, njësia speciale e Policisë së Kosovës po qëndron në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak, ndërsa barrikadat e serbëve në rrugë po vazhdojnë të qëndrojnë njëjtë. /Zëri