Në kërkim edhe pesë të dyshuar, shkon në dhjetë numri i të kërkuarve për kontrabandë

Në kërkim edhe pesë të dyshuar, shkon në dhjetë numri i të kërkuarve për kontrabandë

Aktuale October 13, 2021 - 15:33

PK-ja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar edhe pesë të dyshuar të tjerë, duke e çuar kështu në dhjetë numrin e të dyshuarve që janë shpallur në kërkim pas aksionit antikontrabandë, i zhvilluar sot në katër lokacione të vendit.

Të dyshuarit, sipas autoriteteve kosovare, janë: Ilija Vicentijeviq, Vehbi Hyseni, Muhamet Hyseni, Muhamet Vallqi dhe Agron Novaj.

Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve, me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë.

Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale. /Zëri

Pesë të dyshuarit tjerë që janë në kërkim nga Policia:

Image
Image