Sveçla: Kontrabanduesin Besim Zeiqiri nuk mund ta mbrojë as Vuçiqi e askush tjetër nga ligjet e Kosovës

Sveçla: Kontrabanduesin Besim Zeiqiri nuk mund ta mbrojë as Vuçiqi e askush tjetër nga ligjet e Kosovës

Aktuale October 13, 2021 - 17:52

Një pronar i barnatores në veri të Mitrovicës, është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet për kontrabandë të nivelit të lart.

Në barnatoren e Besim Zeiqirit, sot policia ka hasur në rezistencë të banorëve serbë, pasi kishin shkuar për ta bastisur atë, ndërsa aty nga sulmi i banorëve janë lënduar policë dhe doganier, ka bërë të ditur ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, raporton Zeri.info.

Duke treguar se aksioni në veri nuk ishte i drejtuar kundër komunitetit serb, Sveçla përmendi rastin e barnatorës së Besim Zeqirit, për të cilin tha se nuk mund ta mbrojë atë as presidenti serb, Aleksadër Vuçiq dhe askush tjetër nga ligji i Kosovës.

“Pronari i barrnatores ku ka pasur kontrabandë të niveleve të larta dhe ku hetuesit policor bashkë me doganjerë janë sulmuar, është shqiptar i cili është në kërkim. Tash nuk mundet as Vuçiq dhe askush tjetër ta mbrojë Besim Zeqirin nga ligji i Kosovës”, duke shtuar se kjo dëshmon se “nuk bëhet fjalë ndaj ndonjë aktiviteti drejtuar komunitetit serb në Kosovë”.

Policia e Kosovës më herët ka publikuar fotografitë e 10 personave të kërkuar të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra dhe shumica prej tyre janë shqiptarë, e të cilët policia nuk ka arritur ti arrestojë në aksionin e sotëm në veri. /Zëri

Image