Ish-krerët e UÇK-së nga Haga aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Ish-krerët e UÇK-së nga Haga aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Aktuale October 14, 2021 - 19:08

Ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë, kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit që do të mbahen në Kosovë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, kanë aplikuar në KQZ për të votuar me postë nga Haga, ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualish po mbahen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”, ka thënë Elezi. /Zëri