Shefi i PK-së takohet me zv.shefin e EULEX-it, nuk jepen detaje për çfarë u diskutua

Shefi i PK-së takohet me zv.shefin e EULEX-it, nuk jepen detaje për çfarë u diskutua

Aktuale October 14, 2021 - 22:32

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka pritur sot në takim Zëvendës Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Cezary Luba.

Në një njoftim nga Policia e Kosovës, nuk janë dhënë shumë detaje se çfarë është folur në këtë takim, ndërsa në komunikatë thuhet se ka qenë në vazhdën e bashkëpunimit reciprok, transmeton Zeri.info.

"Në vazhdën e bashkëpunimit me institucione relevante dhe afirmimit të bashkëpunimit reciprok, sot më 14.10.2021, Drejtori i Përgjithëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti priti në takim Zëvendës Shefin e Misionit EULEX në Kosovë, z. Cezary Luba", thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka kritikuar Kosovën për aksionin e fundit kundër kontrabandës në veri, duke thënë se aksioni ka qenë i njëanshëm dhe nuk ka qenë i koordinuar. /Zëri