‘Serbia po nxit konflikte të brendshme në qeverinë e Kosovës’, thotë zëdhënësi i qeverisë Kurti për çështjen Rakiç

‘Serbia po nxit konflikte të brendshme në qeverinë e Kosovës’, thotë zëdhënësi i qeverisë Kurti për çështjen Rakiç

Aktuale October 14, 2021 - 22:45

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha sot se aksioni policor në veri, përveçse po lufton krimin e organizuar, njëkohësisht por shpërfaq problemet e Serbisë dhe të udhëheqësve të saj.

“Nëpërmjet veprimeve tona ne po prekim nervin e çështjes. Neë njërën aneë po vendosim rend dhe ligj duke luftuar krimin e organizuar dhe anën tjetër po shpërfaqim destruktivitetin e Serbiseë dhe karakterin e vërtetëë teë udhëheqësve teë saj”, u shpreh Përparim Kryeziu.

I pyetur nëse do të ndërmerren masa ndaj Goran Rakiç pas deklaratave te djeshme në takim me Vuçiçin, Kryeziu tha se Serbia po përpiqet të nxisë konflikte të brendshme qeveritare në Kosovë, pasi nuk arrin dot të mobilizojnë serbët e Kosovës kundër qeverisë.

Goran Rakiç nuk është çështje, tha Përparim Kryeziu, i cili shtoi se do të bëhej çështje nëse ministri Rakiç do të shkarkohej.

“Ata nuk po arrijnë teë mobilizojnë serbët e Kosovës kundër qeveriseë sonë. Prandaj po përpiqen qeë teë nxisin konflikte teë brendshme qeveritare dhe kështu teë mobilizojnë serbët e Kosovës kundër qeveriseë. Z.Rakiç nuk është çështje këtu. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, tha zëdhënësi i qeverisë Kurti.

Pas aksionit të policisë veri të Kosovës, ministri i Komunitetit dhe Kthim Goran Rakiç ka bërë deklarata në kundërshtim të aksionit./euronews.al