Bërnabiq: Është e mundur një marrëveshje historike midis serbëve dhe shqiptarëve - nuk do ta nënshkruaja pavarësinë e Kosovës

Bërnabiq: Është e mundur një marrëveshje historike midis serbëve dhe shqiptarëve - nuk do ta nënshkruaja pavarësinë e Kosovës

Aktuale October 16, 2021 - 12:28

Një marrëveshje historike midis serbëve dhe shqiptarëve është e mundur, por kërkon udhëheqës të guximshëm me një vizion, siç është presidenti serb Aleksandar Vuçiq, theksoi për "Novosti" kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe shtoi se ajo, si kryeministre, nuk do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

Bërnabiqi konfirmoi se ka presione të ndryshme ndaj Serbisë, por vuri në dukje se "ultimatume dhe zgjidhje nuk mund t'i jepen Vuçiqit".

E pyetur drejtpërdrejt nëse do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, ajo u përgjigj "jo".

Në këtë fazë, theksoi ajo, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nuk thanë se nuk do të kishte anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk do të kishte anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës.

"Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë, interesin e vendit për paqen dhe stabilitetin, si dhe anëtarësimin në BE", tha Bërnabiqi, transmeton Zeri.info.

"Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht", tha kryeministrja serbe dhe deklaroi se "në Prishtinë nuk ka udhëheqës me vizion dhe guxim".

Ajo nuk deshi të komentonjë punën e ministrit Nebojsha Stefanoviq dhe idenë se ai duhet të zëvendësohet dhe përjashtohet nga partia.

"Unë kurrë nuk kam komentuar punën e ministrave të mi në media. Sa i përket partisë, organet e partisë votuan në mënyrë demokratike për pozicionin e Stefanoviqit në parti dhe çdo hap i ardhshëm do të bëhet në të njëjtën mënyrë", shpjegoi Bërnabiqi, e cila është gjithashtu zyrtare e lartë i partisë së Vuçiqit, Partisë Progresive Serbe. /Zëri