Kurti për dëshmorin Adrian Krasniqi: Ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së

Kurti për dëshmorin Adrian Krasniqi: Ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së

Aktuale October 16, 2021 - 22:04

Kryeministri Albin Kurti e ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Adrian Krasniqi, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

Përems një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Krasniqi ishte ndër luftëtarët më të guximshëm të UÇK-së.

“24 vjet më parë, gjatë një aksioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e forcave të policisë serbe në Kliçinë të Pejës, ra heroikishit dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi. Ai ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së. Nuk pati frikë sepse kishte shumë dashuri për liri. Si student i Fakultetit të Ekonomisë, në kohën kur po i mohohej çdo e drejtë popullit tonë nga pushtuesi serb Adriani iu bashkua celulave të para të UÇK-së”, ka shkruar ai.

Sipas Kurtit, “guximi i tij, zelli dhe dashuria për atdheun e lirë, janë virtyte dhe vlera që duhet të synohen nga të gjithë ne”. /Zëri