Rohde: Gjermania vazhdon të jetë partnere e palëkundur në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Rohde: Gjermania vazhdon të jetë partnere e palëkundur në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Aktuale October 20, 2021 - 09:41

Pas publikimi të Raportit të Progresit, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen për Kosovën.

Rohde, në një postim në Twitter, ka thënë se shteti gjerman vazhdon të jetë krahas Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Gjermania vazhdon të jetë një partnere e palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”, ka shkruar ai në Twitter. /Zëri