Në QKUK dhe spitale, dy pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në QKUK dhe spitale, dy pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Aktuale October 20, 2021 - 09:48

Në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 59 pacientë me COVID-19.

Nga raporti 24-orësh i SHSKUK-së bëhet e ditur se 29 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe dy në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sa u përket klinikave të QKUK-së, numri më i madh i pacientëve është duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë, ku janë të hospitalizuar 27 pacientë, ndërsa sa u përket spitaleve, është ai i Ferizajt, i cili ka numrin më të madh të pacientëve - gjashtë pacientë. /Zëri