341 gjoba të martën për mosrespektim të masave anti-COVID

341 gjoba të martën për mosrespektim të masave anti-COVID

Aktuale October 20, 2021 - 10:01

Gjatë 24 orëve të fundit Policia ka njoftuar se janë shqiptuar 341 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID.

Ndërsa, 1569 gjoba të tjera janë shqiptuar për shkelje të rregullave të trafikut, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu Policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, janë arrestuar 23 persona, teksa 19 janë dërguar në mbajtje. /Zëri