Konjufca e vlerëson progresin e Kosovës të paraqitur në Raportin e KE-së

Konjufca e vlerëson progresin e Kosovës të paraqitur në Raportin e KE-së

Aktuale October 20, 2021 - 11:39

Kryetari i Kuvendit së Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar sot me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nga i cili ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën dhe Pakon e Zgjerimit të Bashkimit Evropian 2021.

Konjufca, gjatë këtij takimi, ashtu siç bëhet e ditur në njoftimin për media, e ka vlerësuar bashkëpunimin dypalësh dhe kontributin e Bashkimit Evropian për perspektiven evropiane të Kosovës.

“Ai po ashtu nënvizoi progresin e theksuar në implementimin e reformave që kontribuojnë në procesin integrues të Kosovës në BE, duke veçuar me këtë rast si shembull për demokracinë në rajon e më gjerë mbajtjen e dy palë zgjedhjeve të lira e demokratike brenda këtij viti”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Szunyogu shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe rikonfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në drejtim të avancimit të legjislacionit, sundimit të ligjit dhe shtyrjes përpara të agjendës së përbashkët evropiane. /Zëri