Krasniqi-Goodman e trishtuar me rastin e dhunimit të një të miture në Kamenicë: Mjaft është mjaft!

Krasniqi-Goodman e trishtuar me rastin e dhunimit të një të miture në Kamenicë: Mjaft është mjaft!

Aktuale October 20, 2021 - 11:59

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka reaguar pas lajmit se një vajzë e mitur është dhunuar në Kamenicë.

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është shprehur e trishtuar për këtë rast dhe u ka bërë thirrje Policisë dhe organeve të drejtësisë që të veprojnë ndaj personave që kryejnë këto dhunime.

“Mjaft është mjaft! E trishtuar me lajmin e tmerrshëm të dhunimit të një vajze të mitur.

Thirrje për Policinë dhe Organet e Drejtësisë, veproni pa mëshirshëm ndaj kriminelëve, njerëz sikur ky nuk kanë vend në shoqërinë tonë, nuk duhet dhe nuk guxojmë të lejojmë të ndodhin raste të tilla. Ndëshkim dhe drejtësi!”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një e mitur është dhunuar në Kamenicë.

Ndërsa dje është arrestuar një person nën dyshimin se ka dhunuar të miturën dhe i njëjti është dërguar në mbajtje. /Zëri