Shkon në 60 mijë numri i aplikimeve për shtesat për fëmijë

Shkon në 60 mijë numri i aplikimeve për shtesat për fëmijë

Aktuale October 20, 2021 - 12:34

Nga 11 shtatori, kur është hapur mundësia e aplikimit për shtesat për fëmijë, numri i aplikimeve ka shkuar në 60 mijë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave, përmes një njoftimi për media.

“60.000 mijë aplikime për shtesat për fëmijë. Aplikimi është i hapur për të gjithë fëmijët e lindur në periudhën 2015-2021. Për të aplikuar për shtesa për fëmijë referohuni në vegëzën Këtu”, thuhet në njoftim.

Fillimisht, MF-ja kishte hapur aplikimin për shtesa të fëmijëve nga 0 deri në 24 muaj të lindur në vitin 2020 dhe 2021 me nga 20 euro në muaj, ndërsa ishte bërë e ditur se në fillim nga janari i viti 2022 do të shtohen grup-mosha të tjera deri në moshën 16-vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.

Ndërsa, sipas vendimit të ri të MF-së, nga data 16 tetor për shtesa mund të aplikohet edhe për të gjithë fëmijët e lindur nga data 1 janar 2015 e tutje.

Aplikimi vazhdon të jetë i hapur deri më 24 tetor për të gjithë fëmijët e lindur nga viti 2015 e këndej. /Zëri