Caktohen data dhe vendi për mbledhjen e radhës mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Caktohen data dhe vendi për mbledhjen e radhës mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Aktuale October 20, 2021 - 13:53

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët në fund të muajit nëntor të këtij viti.

A2 CNN ka mësuar se në këtë mbledhje, që do të zhvillohet në Durrës, do të rikalohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani mes palëve. Në total bëhet fjalë për rreth 86 marrëveshje.

Kjo do të jetë mbledhja e shtatë e dy qeverive. E fundit u organizua në Tiranë në fillim të tetorit 2020, kur kryeministër i Kosovës ishte Avdullah Hoti.