Asnjë i vdekur dhe 14 të infektuar me COVID-19
Aktuale
October 20, 2021 - 14:48
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Gjatë 24 orëve të fundit të raportuara janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.
Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.083. Në total numri i rasteve aktive është 515.