Meta bën homazhe në Prekaz, pritet nga Jashari e Lladrovci

Meta bën homazhe në Prekaz, pritet nga Jashari e Lladrovci

Aktuale November 25, 2021 - 21:42

Kreu i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovic dhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Këtë e ka bërë të ditur vet Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook, teksa ka postuar edhe disa fotografi së bashku me Metën.

Jashari tha se në vigjilje të shënimit të festave të 28 nëntorit, bashkë me Lladrovcin e pritën në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

“Në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, pritëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e shoqëruam gjatë homazheve para heronjve e të rënëve të familjes Jashari. Me këtë rast falënderova Presidentin Meta për vizitën dhe nderimin bërë historisë sonë të përbashkët”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me krerët e institucioneve të Kosovës dhe liderët e partive politike. /Zëri