Hoxhaj: Shqetësuese, në programin e qeverisë së re gjermane nuk përmendet njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Hoxhaj: Shqetësuese, në programin e qeverisë së re gjermane nuk përmendet njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Aktuale November 25, 2021 - 22:21

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dhënë mendimin e tij lidhur me zgjedhjen e qeverisë së re gjermane, duke përmendur disa qendrime gjermane ndaj Kosovës.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeverisja e re gjermane në marrëveshjen e koalicionit nuk përmend njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, si qëndrim gjerman.

“Në marrëveshjen e koalicionit gjerman nuk përmendet njohja e ndërsjellë, gjë që është një shqetësim serioz për Kosovën! Për më tepër, nuk thuhet asgjë për marrëveshjen obligative ligjore që duhet të arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila fillimisht ishte propozim gjerman në nivel evropian! Ishte Angela Merkel, e cila në vitin 2011 paraqiti tri kushte gjermane gjatë një takimi me Boris Tadiqin në Beograd! Ishte një delegacion i CDU-së nën udhëheqjen e Andreas Schockenhoffen, që paraqiti 12 kushtet gjermane për Serbinë në rrugën e integrimit evropian të saj”, tha ai. /Zëri

Postimi i plotë: