Kufiri Kosovë - Shqipëri pa kufitarë, do të ketë vetëm kamera

Kufiri Kosovë - Shqipëri pa kufitarë, do të ketë vetëm kamera

Aktuale November 26, 2021 - 10:57

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, u është përgjigjur kryeministrave, Kurti dhe Rama, për lehtësimin e lëvizjes mes kufijve.

Çuçi ka thënë se pika kufitare në Morinë do të jetë vetëm me kamera dhe nuk do të ketë ndalim.

“Do të vijë sistemi i kamerave në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim, kamerat do të regjistrojnë makinat dhe do të regjistrojnë targat”, ka thënë Çuçi.

Ai ka shtuar se kjo fundjavë do të jetë e lehtë për lëvizje, pasi për festën e 28 Nëntorit do të jetë vikend i gjatë.