Pas nisjes së punimeve për aeroportin e Vlorës, Rama shtron drekë për Pacollin dhe mysafirët nga Kosova

Pas nisjes së punimeve për aeroportin e Vlorës, Rama shtron drekë për Pacollin dhe mysafirët nga Kosova

Aktuale November 28, 2021 - 17:37

Më rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë sot në Vlorë kanë nisur punimet për aeroportin e ri.

Në ceremoninë e inaugurimit të punimeve ka marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bashkë me një pjesë të kabinetit të tij, ndërsa nuk kanë munguar mysafirë nga Kosova, si politikani dhe bisnesmeni Behgjet Pacolli dhe presidenti i klubit FC Prishtina, Remzi Ejupi.

Rama pas ceremonisë ka shtruar drekë për të gjithë të pranishmit ndërsa aty janë parë Pacolli dhe Ejupi, të cilët po ashtu njihen për miqësinë e ngushtë që kanë me kryeministrin e Shqipërisë.

Kujtojmë se kompania “Mabetex International” në pronësi të biznesmenit, Behgjet Pacolli, do të jetë kompania që do ndërtojë Aeroportin e Vlorës.

Pacolli me këtë rast është shprehur i lumtur me fillimin e punimeve të këtij projekti, ndërsa këtë e ka qujtuar si një shembull se si Qeveria duhet t'i krijoi mundësi për investime nga kompanitë private.

"Kam nderin sot të jem në këtë event të rëndësishëm në ditën e madhe të kombit, kur ne festojmë 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, dita bëhet edhe më madheshtore kur ne me punë praktike fillojmë një kantier aq të rëndësishë, fillimi i tij ka rëndësi të madhe për ekonominë e vendit dhe nenvizoj, është një projekt i posaqëm për arsyeje se tregon qartë harmonizimin e bashkëpunimit të Qeverisë me privatin. Është një veprim ekonomik, i ekonomisë liberale ku Qeveria krijon kushtet, bën qmos të siguroi investitorit infrastrukturën e duhur", ka thënë Pacolli në fjalimin e tij.

Gjatë këtij takimi Remzi Ejupi shfrytëzoj rastin të bisedoj me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për rritjen/shtimin e turizmit për vitin e ardhshëm në Aeroportin e Rinas, të Kukësit si dhe Aeroportin e ri të Vlorës./Zëri

Image

Image

Image